75 Mall Live Search
10:31 / E Enjte, 18 Shtator 2025 / b l

Vdes një 59 vjeçare në Zubin Potok, dyshohet se ra në kanalin e Ibër Lepencit

Me datë 18 shtator 2025, rreth orës 07:20, policia në Zubin Potok ka pranuar informatën se një person kishte dalë nga shtëpia e tij në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 06:40, dhe dyshohej se kishte rënë në kanalin e Ibër-Lepencit.

Menjëherë pas pranimit të informatës njësitë policore së bashku me zjarrfikësit, kanë ndërmarrë veprimet e kërkimit në terren. Rreth orës 08:00 diku rreth 3 kilometra nga vendi ku dyshohej se kishte rënë viktima, është gjetur trupi i pajetë në ujërat e kanalit të Ibër Lepencit dhe e njëjta është nxjerrë jashtë kanalit. Viktima është identifikuar me inicialet R.M. e gjinisë femërore 59 vjeçare.

Në vendngjarje kanë dalë ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen, po ashtu në vend-ngjarje kanë dalë edhe njësit e hetimeve rajonale. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, trupi i pa jetë është dërguar për obduksion.

Policia e Kosovës, në koordinim me institucionet relevante, po vijon me procedurat e nevojshme ligjore lidhur me këtë rast.