75 Mall Live Search
18:39 / E Premte, 06 Shtator 2024 / FR

Vdes një 66-vjeçar në Tiranë, ra nga skela teksa po punonte

Një person ka humbur jetën, pasi është rrëzuar nga skela ku po punonte.

Policia ka bërë të ditur se vendi ku vdiq 66-vjeçari ishte një objekti në ndërtim e sipër, shkruan TCh.

“Më datë 06.09.2024, në rrugën “Bardhok Biba”, dyshohet se, aksidentalisht duke punuar, është rrëzuar nga skela e një objekti në ndërtim e sipër, shtetasi V. B., 66 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.