12:09 / E Enjte, 25 Qershor 2020 / indeksADMonline

Vdes një 66-vjeçar tiranas nga COVIDI-19

Një pacient 66-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv në QSUT, i konfirmuar me COVID-19, i shtruar prej një jave në gjendje të rëndë.

Gjendja e tij është përkeqësuar si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe pavarësisht frymëmarrjes së drejtuar, terapisë intensive medikamentoze dhe kujdesit të stafit mjekësor, 66-vjeçari, i cili vuante nga diabeti dhe hipertensioni, nuk ka mundur të mbijetonte.

Që nga fillimi i epidemisë, 49 qytetarë e kanë humbur betejën nga COVIDI-19, ndërsa vijon të ketë raste të rënda që po trajtohen në shërbimin infektiv.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregojnë kujdes në zbatimin e rregullave në përditshmëri dhe bizneset të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve. Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Task-Forca Anti-COVID vijojnë të jenë në terren 24/7 për monitorimin dhe kontrollin e zbatimit të protokolleve të sigurisë.