75 Mall Live Search
07:55 / E Martë, 10 Shtator 2019 / indeksADMonline

Vdes një aktivist i PDK-së, Veseli shpreh ngushëllimet

Isa Breznica, anëtar i Kryesisë të Partisë Demokratike të Kosovës në degën e Fushë Kosovës, ka ndërruar jetë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli, përmes një postimi në Facebook.

“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të Isa Breznicës, atdhetarit të dalluar, aktivistit të përkushtuar dhe anëtarit të Kryesisë në Degën e PDK-së në Fushë Kosovë. Do ta kujtojmë gjithmonë me respekt e mirënjohje për kontributin e tij të dalluar qytetar për PDK-në dhe vendin. Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë atyre që patën mundësinë dhe nderin ta njohin Isën”, ka shkruar Veseli.