13:26 / E Diele, 01 Tetor 2017 / indeksADMonline

Vdes një burrë në Bjeshkët e Deçanit

Një burrë ka ndërruar jetë të shtunën në Bjeshkët e Deçanit, derisa po priste dru.

Policia e Kosovës, njofton se djali i të ndjerit ka treguar se viktima ka rënë për toke në rrethana të panjohur, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe autoambulanca por që ai është dërguar në spital pa shenja jete.

Trupi i të ndjerit me urdhër të prokurorit është dërguar në obduksion ndërsa rasti është nën hetime./AktivPress