Vdes një burrë në Ferizaj, rrokulliset me traktorin e ngarkuar me dru
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/10/vdes-nj-euml-i-mitur-rr-euml-zohet-nga-rimorkio-e-traktorit_hd-780x439-1.jpg)
Një burrë ka humbur jetën në fshatin Pleshinë të Ferizajt, të premten rreth orës 22:00.
Ai është vetaksidentuar në rrethana të panjohura, derisa ka qenë duke drejtuar traktorin, njofton policia përmes raportit 24-orësh.
“I dyshuari derisa ishte duke drejtuar mjetin motorik-traktor me rimorkio (të ngarkuar me dru) në rrethana të panjohura ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrokullisur me mjetin, duke u përmbysur dhe për pasojë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e drejtuesit. Në konsultim me prokurorin turpi i pajetë u është dorëzuar familjarëve”. thuhet në raport.
Fotoilustrim