Vdes një burrë në Kamenicë, ra nga ura në lum!

Një person dje rreth orës 17:00 ka ndërruar jetë në fshatin Koretin të komunës së Kamenicës.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se i njëjti duke kaluar mbi një urë ka rënë lum, shkruan IndeksOnline.
“Fsh. Koretin, Kamenicë 12.05.2022 – 17:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar duke kaluar mbi një urë për këmbësor, ka rënë nga ura në lumë dhe si pasojë ka vdekur. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për obduksion”./IndeksOnline/