08:55 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

Vdes një e prekur me COVID-19 në Spitalin e Pejës, një tjetër në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 61 pacientë me Covid-19. Nga këta pacientë 11 janë në oksigjenoterapi, fatkeqësisht një paciente e shoqëruar edhe me sëmundje të tjera ka vdekur, një pacient është në gjendje të rëndë, ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.

Nga personeli i spitalit 4 mjekë, 5 infermierë dhe 1 bioinxhinjer janë të infektuar me Covid-19, ndërsa 6 personel tjetër shëndetësor janë në pritje të rezultatit. Ndryshe gjatë 24- orëve të fundit 169 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Nga këta 13 pacientë janë shtruar për trajtim të mëtejshëm.

Gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 5 operacione.

3 lindje kanë qenë gjatë këtij vikende, 2 lindje kanë qenë normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnja, 2 të gjinisë mashkullore dhe 1 ̈e gjinisë femërore.

199 pacientë kanë kryer analiza, që në total janë bërë 2.675 sosh.