Vdes një femër në Skenderaj, rasti po hetohet nga policia

Një femër ka ndërruar jetë dje në Skenderaj.
Sipas raportit policor viktima është dërguar për trsjtim mjekësor në Spitalin rajonal Mitrovicë dhe më pas ka vazhduar në QKUK Prishtinë ku dhe është raportuar se viktima ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./Indeksonline/