75 Mall Live Search
11:18 / E Premte, 04 Qershor 2021 / k.v

Vdes një femër në vendin e punës në Fushë Kosovë

Një femër ka vdekur të enjten rreth orës 10:00 në vendin e punës në Fushë Kosovë, transmeton IndeksOnline.

Policia ka njoftuar se asaj fillimisht i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe më pas kishte mbetur pavetëdije.

“Ekipi mjekësor ka dalë në vendin ngjarje dhe ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia është duke hetuar shkaqet e vdekjes./IndeksOnline/