Vdes një grua në Institutin e Shëndetit Mendor në Shtime

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është raportuar edhe për një vdekje në Qendrën e Institutit të Shëndetit Mendor në Shtime.
Për rastin në fjalë, detaje ka dhënë Policia e Kosovës, transmeton IndeksOnline.
“HETIM MBI VDEKJEN
Shtime 17.11.2020 – 20:02. Është raportuar se një f/k ka vdekur, e ajo ishte duke u trajtuar në Qendrën e Institutit të Shëndetit Mendor në Shtime. Viktima është dërguar në QMF dhe nga mjekët është konstatuar vdekja. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, thuhet në raport. /IndeksOnline/