75 Mall Live Search
09:18 / E Premte, 18 Nëntor 2022 / k.v

Vdes një grua në Prishtinë, dyshohet se ra nga një objekt

Një grua ka vdekur mëngjesin e së enjtes në Prishtinë pasi e njëjta dyshohet se ka renë në tokë nga një objekt, transmeton IndeksOnline.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar ndërsa trupi i pajetë i gruas është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Është raportuar se viktima femër kosovare pasi dyshohet se kishte rënë në tokë nga një objekt, me ndihmë të shpejtë është dërguar në QKUK ku më pas kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë./IndeksOnline/