16:48 / E Premte, 05 Janar 2018 / indeksADMonline

Vdes një grua në QKUK, hedhet nga kati i katërt i Gjinekologjisë

Një grua e moshës rreth 30 vjeçare ka vdekur në mesditën e sotme në QKUK.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar Basri Lenjani.

“Rreth orës 14:00 një grua është hedhur nga kati i katërt i Gjinekologjisë në QKUK. Ekipet e emergjencës kanë provuar ta mbijetojnë por ka qenë e pamundur për shkak të lëndimeve të shumëfishta që ka pësuar. Iu mbetet organeve të hetuesisë të hetojnë këtë rast” ka thënë Lenjani për Indeksonline.