19:08 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Vdes një grua në Tiranë, ra nga kati i pestë i pallatit

Një grua e moshuar në Tiranë ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i pestë i banesës ku jetonte në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Sipas informacioneve policore, gruaja me iniciale Z.Z., 82 vjeçe, ka rënë nga lartësia një ditë më parë. Pavarësisht ndihmës së dhënë duke e dërguar në spital, dëmtimet që ajo ka marrë ka qenë të rënda dhe e moshuara ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në spital, shtojnë të njëjtat burime.

Materialet për rastin u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.