Vdes një i ri në Lipjan, rasti në polici hapet si “vdekje e dyshimtë”

Sot rreth orës 08:50 policia ka pranuar informata për një person të lënduar rëndë, në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan. Në vendin e ngjarjes ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, i ri në moshë.
Rasti është hapur në polici si “vdekje e dyshimtë”, ndërsa kanë nisur hetimet për rrethanat që çuan deri te vdekja e tij.
“Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen. Aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes”, tha Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë Rajonale të Prishtinës për “Indeksonline”.