18:44 / E Hënë, 19 Shkurt 2024 / FR

Vdes një katër-vjeçare në QKUK

Një katër-vjeçare ka vdekur teksa po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) të hënën.

Kështu ka bërë të ditur për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ku tregojë se fillimisht e katër-vjeçarja është dërguar në Spitalin e Gjakovës me gjendje të rënduar shëndetësore. Ajo, më pas, ishte dërguar në QKUK që nga dita e shtunë për trajtim.

“Me datën 17.02.2024 viktima, femër e lindur në vitin 2020 është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë për trajtim mjekësor. Nga aty pastaj është dërguar në QKUK për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Sot jemi njoftuar se e njëjta ka ndërruar jetë . Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit iniciohet rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Elezaj./Indeksonline/