75 Mall Live Search
15:03 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Vdes një kosovar në plazhin e Durrësit

Një kosovar ka humbur jetën në plazhin e Durrësit në mesditën e sotme.

Indeksonline mëson se një mashkull i moshës rreth të 60-ave është gjetur pa shenja jete në bregdet.

Nga dyshimet e para, thuhet se kosovari ka pësuar infarkt gjersa po lahej në det.

Trupi i pa jetë është gjetur në bregdet afër pistës Kosova.

Nuk dihet ende identiteti i të ndjerit./Indeksonline/