Vdes një legjendë e futbollit, rekordi i tij qëndron edhe sot!

Ka ndërruar jetë legjenda e futbollit, Just Fontaine ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare. Sulmuesi francez mban rekordin e golave në një Botëror.
Ylli i Stade de Reims, sulmuesi shënoi 13 gola në Kupën e Botës 1958 në Suedi, një rekord që qëndron edhe sot. Ai e mbylli karrierën në kombëtare me 30 gola në 21 ndeshje.
Rekordi i tij në Botëror është rekordi me qëndrimin më të gjatë në historinë e sportit.
Fontaine ishte legjendë e Stade de Reims me të cilët fitoi tre liga, një Kupë, një Trofe të Kampionëve dhe ishte nënkampion në Kupën Evropiane./Indeksonline/
🎂 Happy 86th birthday, Just Fontaine!
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) August 18, 2019
🇫🇷 The @FrenchTeam legend holds the record for most goals in a single edition of the #WorldCup, with 13 in six matches in 1958 ⚽️👑 pic.twitter.com/RgRyQParM7