75 Mall Live Search
08:19 / E Shtunë, 03 Maj 2025 / FR

Vdes një pacient në Entin Special në Shtime

Një ngjarje e rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit në Entin Special në Shtime, ku një person i gjinisë mashkull ka ndërruar jetë.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e vdekjes, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Enti Special Shtime  02.05.2025 – 01:40. Është raportuar se në Entin Special  Shtime, një mashkull kosovar ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/