Vdes një pacient në Infektivë, rezultati i testit për koronavirus zbulohet më vonë

Një pacient i pranuar sot rreth orës 16:00 në Klinikën Infektive në Prishitnë ka vdekur vetëm gjysmë ore më vonë.
Infektologu Nderim Hasani ka bërë të ditur se pacienti ishte nga Mitrovica dhe ishte 83-vjeç.
Sipas Hasanit, të ndjerit i janë dërguar mostrat për testim për COVID-19 për të parë nëse ishte i prekur nga koronavirusi.
Në mesin e 5 rasteve të cilat Klinika i ka pranuar në orët e pasdites, e që pritet të testohen, është edhe një shtatzënë nga Mitrovica, por e cila është në gjendje të mirë shëndetësore, ka njoftuar Hasani.