Vdes një pacient në QKUK, familjarët akuzojnë mjekët për moskujdesje të duhur

Një person ka ndërruar jetë mëngjesin e djeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas policisë, familjarët po dyshojnë se viktimës nuk i është dhënë tretmani i duhur mjekësor, gjë që ka çuar në vdekjen e tij.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për Obduksion.
Pacienti ishte transportuar në QKUK para katër ditësh, prej spitalit të Pejës.