Vdes një pacient në veri, dyshohet se ra nga kati i tretë i spitalit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:15 në Spitalin Rajonal në veri të Mitrovicës, ku një pacient ka humbur jetën pasi që dyshohet se është hedhë nga kati i tretë i spitalit.
Lajmin e ka konfirmuar për “Indeksonline” zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Elshani ka thënë se rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë dhe se trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Po trajtohet si vdekje e dyshimt. Dyshohet se është hedhur nga kati i tretë i ndërtesës së spitalit. Mjeku ka konstatuar vdekjen e tij. Trupi është dërgu në Institutin e Mjekësis Ligjore”, ka thënë Elshani./Indeksonline/