09:16 / E Mërkurë, 22 Shtator 2021 / OSH

Vdes një person gjersa ishte duke shëtitur në Prevallë

Një person dje ka ndërruar jetë rreth orës 15:00 në Prevallë, shkruan IndeksOnline.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, të njëjtit i është përkeqësuar gjendja shëndetësore gjersa ishte duke shëtitur në pyll me një grua.

Pas alivanosjes së tij, ka arritur njësia policore në vendin e ngjarjes viktima nuk ka dhënë shenja jete.

“Prevallë, 21.09.2021 -15:03 Gjersa viktima mashkull kosovar ishte duke shëtitur në pyll, bashkë me dëshmitaren femër kosovare, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe sipas dëshmitares është alivanosur. Në momentin e arritjes së njësisë policore në vendin e ngjarjes viktima nuk ka dhënë shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/