Vdes një person gjersa ishte në mal duke ruajtur bagëtinë

Një person ka ndërruar jetë në mëngjesin e djeshëm rreth orës 08:50 në komunën e Mitrovicës, saktësisht në fshatin Vllahi, shkruan IndeksOnline.
Ai ishte gjetur nga bashkëfshatarët e tij pa shenja jeta në mal ku ishte duke i ruajtur bagëtinë.
“Fsh. Vllahi, Mitrovicë 17.12.2020-08:50. Është raportuar se vikima mashkull kosovar nga bashkëfshatarët e tij në një mal është gjete pa shenja jete i cili në atë lokacion kishte qenë duke i ruajtur bagëtinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./IndeksOnline/