75 Mall Live Search
09:03 / E Martë, 19 Shtator 2023 / AR

Vdes një person, iu keqësua gjendja derisa fikte zjarrin fushor në Viti

Policia po heton një rast të vdekjes në Viti.

Siç thuhet në raportin e Policisë, është raportuar se një person ishte dërguar në qendrën emergjente në Viti për shkak se i njëjti derisa kishte qenë duke e fikur një zjarr fushor i ishte keqësuar gjendja shëndetësore.

Viktima ishte pranuar në emergjencë pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kompetent.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Indeksonline/