75 Mall Live Search
12:39 / E Mërkurë, 03 Korrik 2019 / indeksADMonline

Vdes një person, ishte duke u trajtuar në klinikën e Neurologjisë në QKUK

Policia e Kosovës ka dhënë një informatë nga QKUK lidhur me një vdekje që ka ndodhur dje.

Një person që ka qenë përkohësisht me trajtim mjekësor në Klinikën e Neurologjisë ka vdekur.

“Nga QKUK, Klinika e Neurologjisë në Prishtinë, është raportuar se ka ndërruar jetë një person mashkull K/Shqiptar dhe përkohësisht me trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin e Policisë.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij, trupi i pajetë i personit të lartcekur është dërguar në IML për obduksion./Indeksonline/