16:15 / E Diele, 03 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vdes një person lëndohen tre të tjerë në Neë-York

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjera janë lënduar rëndë, pasi janë goditur nga një veturë në New-York të Amerikës.

Policia ka njoftuar se vozitësi i ka shtypur me qëllim katër personat, por nuk bëhet fjalë për një sulm terrorist.

Pas ngjarjes, i dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes, kurse policia po vazhdon kërkimin e tij, për të cilin është njoftuar se ka flokë të gjata.

Gjithashtu thuhet se e gjithë ngjarja ka filluar pasi fillimisht kishte ngjarë një sulm fizik mes disa personave në një lokale në afërsi. Policia është duke vazhduar hetimet lidhur me rastin./Indeskonline/