Vdes një person në Leposaviq, dyshohet se e zuri rryma

Një burrë ka humbur jetën në Leposaviq. Dyshohet se vdekja e tij, ka ardhur si pasojë e kontaktit me rrymën. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar.
“Leposaviq / 11.03.2024-18:30. Një mashkull kosovar ka informuar se viktima mashkull dyshohet se si pasojë e kontaktit me rrymën ka ndërruar jetë. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.