09:57 / E Martë, 07 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Vdes një person në Aeroportin e Prishtinës

Një person është gjetur i vdekur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 8 të mëngjesit është gjetur një person i vdekur në Aerportin e Prishtinës. Rasti është hapur si vdekje e dyshimtë. Pas marrjes së informatës, ekipet policore kanë dal në vendin e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti. /Indeksonline/