09:04 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Humb jetën tragjikisht në një aksident trafiku

Dje rreth orës 15:00, në rrugën “Shkelzen Haradinaj” në Prishtinë,  ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka humbur jetën një person.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, vetura e tipit  “Golf ” dhe një autobus i tipit “Mercedes”.

Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar ngasësi i veturës, i cili  nuk ka arritur të përballonte plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe ai, rreth orës 18:00, në QKUK, ka ndërruar jetë, bëhet fjalë për viktimën:

R. M. 27 vjeç, mashkull, shtetas kosovar ( drejtues i veturës “Golf”), vdekja e të cilit është konfirmuar nga ekipi mjekësor në QKUK.

Lidhur me këtë aksident drejtuesit  të autobusit,  me urdhër të prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit  prej 48- orësh. Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Gjatë nëntë muajve të këtij viti, në rajonin e Prishtinës kanë ndodhur  4.826 aksidente trafiku prej tyre:

•             24 Aksidente trafiku me pasoja fatale – 25 persona

•             1.484 Aksidente trafiku me të lënduar – 2.792 persona të lënduar

•             3.318 Aksidente trafiku me dëme materiale.

Andaj, duke parë si shqetësues këtë numër të madh të aksidenteve të trafiku, veçanërisht numrin e madh të viktimave nga aksidentet fatale  dhe të personave të lënduar, kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë me përpikëri të gjitha rregullat e kodit rrugor, në mënyrë që bashkërisht të ndikojmë në uljen e numrit të aksidenteve, uljen e vdekshmërisë në komunikacionin rrugor, e rrjedhimisht ngritjen e shkallës së sigurisë në trafik./Indeksonline/