75 Mall Live Search
11:44 / E Mërkurë, 01 Shtator 2021 / LB

Vdes një person në Deçan

Një person sot ka ndërruar jetë në spitalin Rajonal të Pejës.

Këtë për “Indeksonline”, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 07:40 Policia është njoftuar se në rrugën “Luan Haradinaj”, në Deçan gjendet një person ku fillimisht është menduar se është pa shenja jetë. Menjëherë Policia ka dal në vendin e ngjarjes, ku është njoftuar edhe Qendra e Mjekësisë Familjarë, e cila ka dal në vend të ngjarjes dhe ku është konstatuar se ka shenja jetë. Më pas ai është dërguar në spitalin Rajonal në Pejë dhe aty ka ndërruar jetë”, ka thënë Gashi.

Më këtë rast, sipas tij, po merren të gjitha njësitët kompetente.