Vdes një person në Deçan, goditet nga rryma
Një person ka vdekur sot si pasojë e goditjes nga energjia elektrike.
Rasti ka ndodhur rreth orës 13:00 në Deçan.
Burimet e Indeksonline kanë thënë se viktima është nga fshati Strellc i Epër.
Policia ka nisur hetimet përkitazi me rastin.
Vlen të theksohet se një rast i tillë ka ndodhur dje edhe në Suharekë ku një person mbeti i vdekur pas goditjes nga rryma.
Me vendim të prokurorit trupi i tij është dërguar për obduksion./Indeksonline/