Vdes një person në Gjakovë, policia heton rastin
Policia e Kosovës po merret me hetimin e një vdekje që ka ndodhur dje në Gjakovë.
“Gjakovë 3.11.2019 – 14:54. Viktima mashkull shqiptar me autoambulancë është dërguar në Spitalin e Gjakovës, ku më pas ka vdekur”, thuhet në raportin e policisë.
Sakaq, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./Indeksonline/