75 Mall Live Search
14:41 / E Mërkurë, 26 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Vdes një person në Mitrovicë, bie nga ura

Një person ka humbur jetën si pasojë e rënies nga ura në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës në policinë rajonale të Mitrovicës.

Ai tha se rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:30, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, ku si pasojë e rënies nga ura, ka humbur jetën një mashkull kosovar rreth 50 vjeçar

“Sot, rreth orës 13:30,  është raportuar se në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, si pasojë e rënies nga lartësia e urës, ka humbur jetën viktima mashkull/kosovar rreth 50 vjeçar. Hetuesit policor kanë nisur hetimet për zbardhjen e  rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë  dërgohet në IML për obduksion”, tha Zahiti për IndeksOnline.