Vdes një person në Novobërdë, u rrokullis me traktor

Një person ka ndërruar jetë dje, pasi u rrokullis me traktor.
Incidenti ka ndodhur në fshatin Bushnicë të Novobërdës, shkruan IndeksOnline.
Viktima ishte, duke transportuar dru nga pylli, kur humbi kontrollin e automjetit.
Njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, bashkë me ekipin mjekësor që ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/