75 Mall Live Search
11:10 / E Premte, 04 Qershor 2021 / OSH

Vdes një person në Novobërdë, u rrokullis me traktor

Në Novobëdë një person ka ndërruar jetë, pasi që aksidentalisht thuhet se mjeti në të cilin ndodhej është rrokullisur.

Policia e Kosovës bën me dije se personi të cilin ishte duke e drejtuar traktorin i ka humbur kontrolli dhe i njëjti është dërguar për trajtim në QKUK, shkruan IndeksOnline.

“Rr. Lokale, Bushincë-Carevc, Novo Bërdë, 03.06.2021-19:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar traktorin e tij ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekje prurës ka pësuar pasagjeri  mashkull kosovar, vdekjen  e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ndërsa i dyshuari është dërguar në  QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor.  Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë./IndeksOnline/