75 Mall Live Search
14:13 / E Hënë, 17 Nëntor 2025 / KV

Vdes një person në Podujevë, dyshohet se u rrokullis me traktor

Një person ka vdekur pasi dyshohet se derisa po drejtonte traktorin, ka humbur kontrollin dhe është rrokullizuar duke rënë në një lumë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur të dielën në Podujevë dhe u iniciua si “Vdekje aksidentale”.

“Podujevë 16.11.2025-14:29. Viktima m/k derisa ka qenë duke drejtuar traktorin me rimorkio të ngarkuar me pleh organik, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge (rrokullisur) në një lumë. Ai duke mos u përballuar lëndimeve ka ndërruar jetë, njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve”, njofton policia.