10:10 / E Enjte, 19 Nëntor 2020 / OSH

Vdes një person në Podujevë, rrokulliset me traktor në mal

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është raportuar edhe për një vdekje të dyshimtë në Podujevë.

Fshati Potok, Podujevë 18.11.2020-11:05. Raportohet se viktima m/k derisa po lëvizte në mal me traktor është rrokullisur dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima ka arritur pa shenja jete në emergjencë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion”, njofton Policia e Kosovës./IndeksOnline/