Vdes një person në Prishtinë, ra nga një ndërtesë

Një person ka ndërruar jetë sot në Prishtinë, pasi i njëjti ka rënë nga lartësia e një ndërtese.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka deklaruar se ngjarja tragjike ka ndodhur në lagjen Mati, diku rreth orës 09:30.
“Viktimë në këtë rast është një person (mashkull), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti./Indeksonline/