75 Mall Live Search
16:04 / E Martë, 13 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Vdes një person në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan

Një person ka ndërruar jetë sot rreth orës 12:30 në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan.

B.E është gjetur pa shenja jete në dhomën e tij.

Stafit korrektues, mjekësor i qendrës dhe emergjencës së qytetit kanë intervenuar, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur ta kthejnë në jetë.

Autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes. /IndeksOnline/