Vdes një person në Shëngjin, ra nga lartësia e ndërtesës ku po punonte

Një person ka humbur jetën në vendin e punës në Shëngjin.
Siç raporton A2CNN, viktima dyshohet se ra nga lartësia e një ndërtese ku ishte duke punuar.
Sipas raportimeve, rasti ka ndodhur në Kune.