09:35 / E Hënë, 19 Prill 2021 / OSH

Vdes një person në shtëpinë e të moshuarve në Istog

Ka vdekur një i moshuar i cili po qëndronte në shtëpinë e të moshuarve “Për Komunitete”, në qytetin e Istogut, transmeton IndeksOnline.

Menjëherë me të marrë lajmin në vend të ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore si dhe mjeku kujdestar i cili më pas edhe ka konstatuar vdekjen e tij.

Ndërsa në lidhje me rastin është deklaruar stafi i qendrës si dhe vajza e viktimës të cilët kanë deklaruar se viktima ka vuajtur nga disa sëmundje.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, bën të ditur policia.