75 Mall Live Search
13:57 / E Premte, 14 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Vdes një person në Shtërpcë, goditet nga tensioni i lartë i rrymës

Një person derisa ishte duke punuar  në Shtërpcë është goditur nga tensioni i lartë i rrymës, me ç’rast i njëjti ka ndërruar jetë.

Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar nëInstitutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Indeksonline/