75 Mall Live Search
11:05 / E Mërkurë, 26 Korrik 2023 / k.v

Vdes një person në Shtime, policia nis hetimet

Policia në Shtime ka nisur hetimet për një rast të vdekjes që është raportuar të martën rreth orës 21:00.

Sipas policisë, viktima mashkull, me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar për obduksion, transmeton IndeksOnline.

“Është raportuar për një mashkull kosovar që ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar i QKMF-së. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë./IndeksOnline/