75 Mall Live Search
09:56 / E Premte, 01 Janar 2021 / OSH

Vdes një person në Tiranë, u ther me thikë nga kunati

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një familje në Tiranë pak orë pas ndërrimit të viteve.

Sipas policisë një person, K.Sh., 34 vjeç ka qëlluar me thikë në qafë kunatin e tij i cili ka ndërruar jetë në spital si pasojë e goditjes së rëndë.

Autori K.Sh., 34 vjeç, i cili ka qenë në gjendje të dehur është vënë në pranga.

Dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.