Vdes një person në Viti, pasi bie në bunar
Përmes një komunikate dërguar për media, Policia e Kosovës njofton për një vdekje të dyshimt që ka ndodhur në fshatin Stubell të Vitisë.
Në raportin 24-orësh të PK-së thuhet se i ndjeri ka rënë në bunar, ndërsa rrethanat janë ende të panjohura.
“Njësit policore dhe zjarrfikësit kane dal ne vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e viktimës nga bunari”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./AktivPress