75 Mall Live Search
09:09 / E Hënë, 15 Dhjetor 2025 / KV

Vdes një person nga infarkti duke drejtuar veturën pranë shkollës “Model” në Prishtinë (Foto)

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti derisa po drejtonte automjetin e tij pranë shkollës “Model” në Prishtinë.

Sipas informatave fillestare, viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes ndodhen ende Policia e Kosovës, ekipi mjekësor dhe autoambulanca.

Vetura e viktimës ka përfunduar mbi mbrojtësen e rrugës, ndërsa nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar.

IndeksOnline ka kontaktuar Policinë e Kosovës për më shumë detaje, lidhur me rastin dhe është në pritje të përgjigjes zyrtare.