75 Mall Live Search
11:10 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Vdes një person, pas plagëve të marra në një aksident, në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka ndërruar jetë sot, pas plagëve të marra pas një aksidenti më 7 mars, në Mitrovicë, shkruan IndeksOnline.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Mitrovicë 07.03.2020 – 08:00. Më 10.03.2020 lidhur me rastin është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili ishte i lënduar në aksident trafiku, si pasojë e lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/