23:34 / E Premte, 15 Janar 2021 / OSH

Vdes një person që bëri aksident dy ditë më parë në Prizren

Ka ndërruar jetë njëri nga personat që ishte pjesë e aksidentit rrugën “Besim Shala” në Prizren.

Lajmin për Indeksonlinen e ka konfirmuar Shaban Osmanollaj. Ai vdiq në mëngjesin e sotëm.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet që aksidenti ka ndodhur në pëplasje midis dy veturave.

Rr. “Besim Shala”, Prizren (NN) 13.01.2021 – 19:15. Ka ndodhur aksident trafiku midis dy veturave civile. Si pasojë e lëndimeve të rënda kanë pësuar dy shoferët meshkuj kosovarë dhe lëndime të lehta një pasagjer mashkull kosovar (i cili është liruar pas trajtimit). Njëri nga të lënduarit rëndë është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm, ndërsa tjetri është dërguar në Spitalin e Prizrenit. Rasti është duke u hetuar“, thuhet në njoftimin e PK-së për aksidentin”./Indeksonline/