10:29 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vdes një person që ishte aksidentuar para pesë muajve në Gjilan

I aksidentuari në fshatin Malishevë të Komunës së Gjilanit në muajin korrik të këtij viti ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme.

Viktima ishte i lënduar në këtë aksident para katër muajve, por nuk ka arritur t’i mbijetojë lëndimeve të marra.

“Fshati Malishevë, Gjilan 05.07.2018 – 21:10. Me 13.11.2018 lidhur me rastin është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar i cili ishte i lënduar në aksident trafiku, për shkak të lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë./Indeksonline/

Temat: